Personi që u vra në Prishtinë është gruaja e këshilltarit të Pacollit, zbulohen motivet e krimit tronditës

Kronikë e zezë

Personi që u vra në Prishtinë është gruaja e këshilltarit të Pacollit, zbulohen motivet e krimit tronditës

Nga: Bota sot Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:06 Përditësuar në ora: 17:53 më 30.11.2023
Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila mbeti e vrarë mbrëmë gjatë një grabitje, kishte nënshtetësi suedeze.

Mediat suedeze kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë sot gjatë ditës lidhur me vrasjes së gruas të Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua suedeze rreth të 30-ave, me origjinë nga Götaland, ka vdekur më 29 nëntor në Kosovë. Të afërmit e gruas janë njoftuar. Për sa i përket shërbimit konsullor, nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë për rastin individual”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së suedeze për “Aftonbladet”.

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, dyshohet të ketë mbetur e vdekur  si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

Dy grabitës, njëri prej të cilëve mësohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri, dyshohet se kanë marrë sendet me vlerë të familjes para se gruaja të qëllohej për vdekje.

Nesër i jepet lamtumira e fundit 33-vjeçares që u vra mbrëmë në Prishtinë

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës.

Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja e gruas së Naim Murselit – Policia kontrollon me qen skenën e krimit, pastaj largon një veturë

Media ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku tragjikisht u vra në moshë të re, Liridona Murseli, gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Policia ka qëndruar gjatë aty dhe ekipet e tjera të nevojshme për zbardhjen e tragjedisë.

Policia ka kontrolluar në detaje skenën e krimit, gjithashtu nga aty u largua edhe një veturë.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

Sipas burimeve, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dy persona, por të njëjtit nuk janë identifikuar akoma.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas të mërkurën në Prishtinë.

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, e quajti tragjedi e lajm të tmerrshëm vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

Prokuroria tha se në vendin e ngjarjes doli edhe prokurori kujdestar për t’i kuptuar rrethanat e vrasjes së gruas.

“Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar prokuroria.

Vrasja e gruas në moshë të re ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas në lidhje me rastin e plaçkitjes në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhimbjen e tij e ndanë me familjen e të ndjerës Liridona Murselii.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.

Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.

“Kam dëgjuar krismat”/ Çka dihet për tragjedinë në Prishtinë - Murseli i shpëtoi fëmijët, por gruan ia vranë

Një rast tragjik ndodhi sonte, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Media raportoi detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin që iu ndodhi, ku mbeti e vdekur bashkëshortja e tij.

Sipas informacioneve të para, Murseli ka deklaruar se i ka dëgjuar vetëm krismat dhe asgjë nuk ka parë në momentin kritik, kur dyshohet se ia qëlluan gruan me armë zjarri.

Ndërkohë media  ka mësuar edhe detaje të tjera për dy të dyshuarit, të cilët arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që lokacioni ku ndodhi krimi tashmë është rrethuar me shirita.

Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, media merr vesh se kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur, që ua kanë zënë pritën me veturë familjes Murseli.

Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Siç ka deklaruar Murseli para hetuesve policorë, hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – njoftoi Policia.

Pamje nga vendi ku u vra gruaja në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë.

Kameramani Erand Hyseni ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi vrasja.

Media përmes burimeve mëson se vrasja është kryer për motive plaçkitjeje.

Vrasësit e gruas së Naim Murselit ishin me një veturë BMW me targa të huaja

Një rast tragjik ndodhi sonte, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashmë kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Media raportoi ekskluzivisht detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin që iu ndodhi, ku mbeti e vdekur bashkëshortja e tij.

Ndërkohë, media ka mësuar edhe dtejae të tjera për dy të dyshuarit, të cilët arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që lokacioni ku ndodhi krimi tashmë është rrethuar me shirita.

Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, media merr vesh se kanë qenë dy persona, nëjri prej të cilëve i armatosur, që ua kanë zënë pritën me veturë familjes Murseli.

Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit BMW.

Siç ka deklaruar Murseli para hetuesve policorë, hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

Prokuroria deklarohet për vrasjen e gruas së Naim Murselit në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

L.M., e lindur në vitin 1990, është gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Media mëson nga burimet e saj brenda organeve të sigurisë se viktima është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante.

Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Kjo është gruaja e Naim Murselit që vdiq tragjikisht sonte, u qëllua me armë zjarri

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e medias për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, Siç merr vesh media, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Meida mëson se Liridona Murseli u gjet pa shenja jete brenda veturës së tyre.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia, teksa Sinjali ka mësuar disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin tragjik që iu ndodhi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”
– njoftoi Policia.

Rasti i rëndë në Prishtinë: Grabitësit dyshohet se e vranë gruan e këshilltarit të Pacollit dhe u zhdukën

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, Siç merr vesh media, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Media ka mësuar disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin tragjik që iu ndodhi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat