Rahovec: 28-vjeçari arrestohet pasi u denoncua nga gruaja për dhunë, Policia ia sekuestron armën pa leje

Kronikë e zezë

Rahovec: 28-vjeçari arrestohet pasi u denoncua nga gruaja për dhunë, Policia ia sekuestron armën pa leje

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të martën, në një familje në Rahovec.

Mësohet se rastin në Polici e ka denoncuar një 25-vjeçare, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Si rezultat i raportimit të rasti, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Burri i dyshuar për dhunë në familje posedonte edhe armë pa leje, e cila u sekuestrua pasi njësitet policore kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat