Tragjike: Ky është 52-vjeçari i vrarë në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij

Kronikë e zezë

Tragjike: Ky është 52-vjeçari i vrarë në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:20 Përditësuar në ora: 00:10 më 30.11.2023
Foto ilustrim

Policia e konfirmon vrasjen me thikë të 52-vjeçarit në Prishtinë - shpallet në kërkim dhëndri i tij

Prishtina u trondit nga dy raste të rënda që ndodhën sonte. Rasti i fundit që ndodhi në rrugën “Ali Vitia” ku një person dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij tashmë është konfirmuar edhe nga Policia. Media raportoi ekskluzivisht për ngjarjen tragjike, ku mbeti i vdekur 52-vjeçari, Ali Kosova.

Nga Policia janë deklaruar lidhur me rastin dhe kanë bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve nga goditjet me thikë dhe vdiq.  

Ashtu siç raportoi media, i dyshuari për rastin, Edon Bujupi që është dhëndri i viktimës, ndodhet në arrati dhe tashmë është shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”

Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Bujupi, dyshohet se privoi nga jeta vjehrrin e tij 52-vjeçar, Ali Kosova.

Media mëson se Bujupi menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Konfliktin mes palëve që përfundoi tragjikisht, e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Ata kanë pohuar se Bujupi ka goditur me thikë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale për jetën.

Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij

Media pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku 52-vjeçari, Ali Kosova, dyshohet se u privua nga jeta pasi u godit me thikë.

Mësohet se i dyshuari është Edon Bujupi.

Nuk dihen ende motivet që shtynë drejt kësaj ngjarjeje tragjike, pasi i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe vjehërr.

Tragjike: Ky është 52-vjeçari i vrarë në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij

Media pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.

Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku humbi jetën.

Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat