Sherr mes dy të miturve në Gjakovë, nxjerren thikat

Kronikë e zezë

Sherr mes dy të miturve në Gjakovë, nxjerren thikat

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një konflikt verbal ka eskaluar në konflikt fizik mes dy të miturve në Gjakovë.

Njëri prej tyre madje ka përdorur edhe thikën, me të cilën ka sulmuar viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20, në rrugën “Beqir Kastrati”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat