Drogë me postë nga ShBA-ja, arrestohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Drogë me postë nga ShBA-ja, arrestohet një person në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë pasi ka porositur në ShBA një pako me substancë narkotike.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se gjatë kontrollit në doganë, policia ka konfiskuar 160 gramë substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Derisa me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të arrestuarit.

“Prishtinë 29.11.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike  dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim. Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat