Kërcënon ish të dashurën dhe familjen e saj, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Kërcënon ish të dashurën dhe familjen e saj, arrestohet nga Policia

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që i njëjti kishte kërcënuar ish- të dashurën e tij dhe familjen e saj.

Bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi është ndarë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje,  i njëjti  në vazhdimësi është duke e shqetësuar me mesazhe si dhe i ka kërcënuar familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat