Përplasi për vdekje në 68-vjeçar mesnatën e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Përplasi për vdekje në 68-vjeçar mesnatën e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet 31-vjeçari

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K.,  31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat