​6 persona dënohen me nga një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Kronikë e zezë

​6 persona dënohen me nga një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:08
Ilustrim

​6 persona dënohen me nga një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot masën nga një muaj paraburgim ndaj tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetasve kosovarë, të cilët akuzohen për veprat penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara, falsifikimi i parasë dhe shpëlarja e parave.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.A., SH.A. dhe A.A. nga Shkupi - Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R., M.K. dhe H.D. nga Paldenica - Komuna e Hanit të Elezit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat