Shtetasi suedez merr dy vetura Renta Car në Kosovë dhe nuk i kthen, Policia heton rastin

Kronikë e zezë

Shtetasi suedez merr dy vetura Renta Car në Kosovë dhe nuk i kthen, Policia heton rastin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Policia e Kosovës

Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në “Renta Car” në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”, dhe i njëjti nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti tashmë është duke u hetuar.

“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, ka marr dy vetura në ‘Renta Car’ dhe nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë.

Sipas ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet n njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat