Arrestohet një femër në Vushtrri, ia vuri zjarrin një veture qëllimisht

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Vushtrri, ia vuri zjarrin një veture qëllimisht

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, pasi e njëjta ia kishte venë qëllimisht zjarrin një veture.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që i kishte vënë zjarrin qëllimisht një veture të kësaj qendre.

Sipas ankuesit, vetura ishte jashtë përdorimit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat