I shkuan të shtëpia për dhunë në familje, policia i gjen të dyshuarit 56 gram marihuanë

Kronikë e zezë

I shkuan të shtëpia për dhunë në familje, policia i gjen të dyshuarit 56 gram marihuanë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 10:14
Policia e Kosovës

Policia ka arrestuar mbrëmë në Prizren një person të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Të njëjtit fillimisht policia i shkuan në shtëpi pas një denoncimi që po kryente dhunë në familje.

Megjithatë, me të mbërritur në shtëpi i dyshuari është zënë në flagrancë duke paketuar substancë narkotike.

Pas kontrollës, të njëjtit i është gjetur marihuanë me peshë 56.10 gram, 35 qese plastike të zbrazëta dhe një peshore digjitale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që policia kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit për një raportimin të dhunës në familje, kishte hasur në të dyshuarin duke paketuar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhëresë te prokurorit kujdestar dhe në prezencën e prindërve të dyshuarit është bërë kontroll në  shtëpi dhe gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 56.10 gram, tridhjetë e pesë qese plastike të zbrazëta, një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në një njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat