Pamje të rënda/ Momenti kur makina "e fluturon" policin e Durrësit në ajër

Kronikë e zezë

Pamje të rënda/ Momenti kur makina "e fluturon" policin e Durrësit në ajër

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Durrës– Antonjo Frroku aksidentoi policin Maringlen Allka mbrëmjen e djeshme, 30 nëntor.

Polici ishte duke kaluar në vijat e bardha kur është përplasur nga makina.

Siç shihet në video, ai nis të kalojë rrugën dhe më pas sheh makinën që po vinte me shpejtësi të lartë. Ai vrapon, por makina ecën aq shpejt, sa e përplas dhe e ngre në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, të qytetit bregdetar.

Polici ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e vizitoi sot në spital, ndërsa kërkoi të rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shoferi Frroku, pas hetimeve paraprake ditën e djeshme, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat