Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftur se dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 163 gramë marihuanë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit  dy të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy peshore, një thikë, 5 mijë e 825 euro, 30 franga, 7 dollarë, 200 lekë dhe katër telefona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 1 kg 163 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore, një thikë, 5.825€, 30 franga, 7 dollar, 200 lekë dhe katër telefona mobil.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësht të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat