​Dy aksidente brenda pak orëve në Belsh të Elbasanit, dy të vdekur

Kronikë e zezë

​Dy aksidente brenda pak orëve në Belsh të Elbasanit, dy të vdekur

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një 17-vjeçar ka përplasur një të moshuar këmbësore në aksin rrugor Belsh-Grekan.

Motomjeti që po drejtonte adoleshenti B. A., ka përplasur 80-vjeçaren R. L., e cila si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë në spital.

Lëndime ka pësuar edhe 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në aksidentin tjetër, rreth orës 17:30 në aksin Cërrik-Belsh, ka humbur jetën një 40-vjeçar.

Automjeti me drejtues 49-vjeçarin B. C., 49-vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin që drejtonte 40-vjeçari S. T., banues po ashtu në Belsh. Si pasojë e aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat