Detaje nga atentati ndaj Eljo Nikulajt, autorët qëlluan nga një BMW ngjyrë gri, targat të vjedhura në Tiranë

Kronikë e zezë

Detaje nga atentati ndaj Eljo Nikulajt, autorët qëlluan nga një BMW ngjyrë gri, targat të vjedhura në Tiranë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një atentati ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Mësohet se i plagosur është shtetasi Eljo Nikulaj, që është dhe djali i xhaxhit të Ardian Nikulaj që mbeti i vrarë disa muaj më parë në Shëngjin.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë tip BMW  ngjyrë gri me targa ‘AB138HT’ të cilat janë vjedhur në kombinat me 29.11.2023 .

Është marrë njoftim për një makinë që po digjet në zonën e Rinasit nuk dihet nëse ka të bëjë me vrasjen.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat