Dyshohet për shitjen e narkotikëve, ky është i riu që u arrestua në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dyshohet për shitjen e narkotikëve, ky është i riu që u arrestua në Gjakovë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Për një rast të tillë ka rënë në pranga një person në Gjakovë.

Sinjali mëson se i dyshuari është Ermal Musliu, 21-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se Musliu ishte në llupën e Policisë, pasi i njëjti dyshohet se merret me shitjen e narkotikëve nga vendbanimi i tij.

Gjatë kontrollit trupor, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat