Prishtinë, ndërron jetë personi që u godit nga një veturë ditën e shtunë

Kronikë e zezë

Prishtinë, ndërron jetë personi që u godit nga një veturë ditën e shtunë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë personi i cili u godit nga një veturë ditën e shtunë në Prishtinë.

Policia njofton se viktima nuk kishte mundur t’i përballonte lëndimeve të marra.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat