Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia po e heton rastin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një person është gjuajtur me armë zjarri, të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të  Policisë së Kosovës, i njëjti rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Teksa i njëjti ishte në veturën e tij, raportohet se disa persona me të cilët kishte pasur mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pesë gëzhoja.

Sipas raportit, policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat