U gjet i vdekur së bashku me 14-vjeçaren, zbulohet arsyeja pse u vra 74 vjeçari! Si babai i adoleshentes u përfshi në rrëmbimin e vajzës për të zhvatur ish-gruan

Kronikë e zezë

U gjet i vdekur së bashku me 14-vjeçaren, zbulohet arsyeja pse u vra 74 vjeçari! Si babai i adoleshentes u përfshi në rrëmbimin e vajzës për të zhvatur ish-gruan

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 12:40

Detaje të reja dalin nga rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, ku u përfshi edhe babai i saj.

Sipas prokurorit të çështjes, Gavril Bubevski, 74 vjeçari Pançe Zhezhovskit, i cili u gjet i vdekur së bashku me adoleshenten, është vrarë për shkak se autorëve iu duhej një makinë për të rrëmbyer Vanja Gjorçevska.

Makina e 74 vjeçarit, një mjet tip Citroen i bardhë, është përdorur për të marrë peng 14-vjeçaren.

Gjithashtu, sipas prokurorit, viktima Pançe Zhezhovski i kishte një borxh prej 500 euro, autorit kryesor të dyshuar të krimit të dyfishtë, Ljupço Palevski.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski sqaroi se e mitura është rrëmbyer për të zhvatur para nga nëna e saj.

I përfshirë ka qenë edhe babai i 14-vjeçares, i cili raportohet se u ka dhënë informacione autorëve në lidhje me vendndodhjen e së bijës.

“Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesëmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës. Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari”, tha ministri Spasovski.

Mësohet se adoleshentja dhe 74-vjeçari i vrarë nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas iu është vendosur flaka.

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

“Ekzekutuesi kryesor, i cili e vrau të miturin me armë, u frikësua nga provat e hetimit, dhe është arratisur, po i ndjekim gjurmët e këtij përbindëshi dhe ai do të dalë para drejtësisë”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat