Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ne këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë, të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat