E rëndë: Gruaja lind para kohe si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin

Kronikë e zezë

E rëndë: Gruaja lind para kohe si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Që nga janari e deri këtë muaj, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të tilla dhe 90 për qind e viktimave kanë qenë gratë dhe vajzat. Ato përballen me dhunë brutale kryesisht nga bashkëshortët, që në plot raste edhe kanë përfunduar tragjikisht ose me pasoja të rënda.

Një rast i tillë dhe mjaft i trishtë është raportuar së fundmi nga një nënë lehonë, e cila është e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila u sulmua fizikisht nga bashkëshorti derisa ishte në pritje të ëmbël.

Media mëson se ajo çka e bën më të rëndë rastin është se gruaja ka lindur para kohe si pasojë e dhunës fizike që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha dhe lindje të parakohshme.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, me ç’rast i dyshuari është shpallur në kërkim, pasi prezenca e tij akoma nuk është siguruar.  

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera ligjore do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat