Nën kërcënimin e armës, grabitet një institucion financar në Prishtinë, flet pronari

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e armës, grabitet një institucion financar në Prishtinë, flet pronari

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 16:46 Përditësuar në ora: 18:55 më 04.12.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, flet pronari

Pasditen e së hënës ka ndodhur një grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe Njësitet e Policisë dhe po merret me rastin.

Pronari i i këtij institucioni mikrofinanciar, Nexhat Uka ka deklaruar, se nga grabitja janë dëmtuar në vlerë monetare rreth 330 euro.

Uka tha se në vendin e ngjarjes janë dalë ekipet e policisë bashkë me hetuesinë.

Uka: Na kanë dëmtuar me një vlerë 330 euro dhe punëtorja ka qenë shumë e frikësuar

"Sot rreth orës 14:30 kemi pas një grabitje, kështu na kanë dëmtuar me një vlerë monetare 330 euro dhe punëtorja ka qenë shumë e frikësuar. Megjithatë, pasi ka shpëtuar pa lëndime është mirë...Nuk e di çfarë kanë bërë policia, por kanë qenë edhe hetuesia dhe kanë marrë gjitha verifikimet dhe mbetet të shihet ditëve në vijim", tha Uka.

Media ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.

Zbardhen detaje nga grabitja e armatosur në një institucion financiar në Prishtinë

Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Për grabitjen raporti ekskluzivisht në media , derisa tash janë zbardhur detaje të reja.

Një person i maskuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, ndërsa për rastin ende nuk kanë folur zyrtarisht.

Nën kërcënimin e armës, grabitet në institucion financar në Prishtinë

Një institucion financiar ka qenë cak i hajnave këtë pasdite në Prishtinë.

Grabitja, e cila dyshohet se ka ndodhur nën kërcënimin e armës, ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në afërsi të shkollës fillore ‘Ismail Qemajli’.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes

Media do t'iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat