Arrestohet 20-vjeçari në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet 20-vjeçari në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Ilustrim

Policia e Mitrovicës ka arritur të arrestojë një të ri 20-vjeçar mëngjesin e së hënës, pasi ai dyshohet për përpjekjen e një vjedhjeje të rëndë.

I dyshuari, i identifikuar si M.A, është kapur në akt teksa po përpiqej të prente drynin e një kioske në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

Veprimi i shpejtë i policisë ka rezultuar që i dyshuari të arrestohet në flagrancë.

Prokurori i rastit është informuar për ngjarjen dhe veprimet e ndërmarra, dhe ka vendosur që të dyshuarit t’i vihet masa e ndalimit policor për një periudhë 48-orëshe për hetime shtesë dhe procedura të mëtejshme ligjore.

“Reagimit i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat