​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Kamenicë, kapet një AK-47

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Kamenicë, kapet një AK-47

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:56
Armët e sekuestruara

Policia e Kosovës në Kamenicë, sot rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në Koretin.

Zyrtarët policorë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.A. (1961), ku gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, me leje nga prokurori i shtetit, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK 47, dy karikatorë të pushkës automatike, 153 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, një pistoletë M57 e kalibrit 7.62, dy karikatorë të pistoletës dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat