Dhunë në një familje në Prishtinë, gruaja e denoncon burrin për dhunë psikike

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Prishtinë, gruaja e denoncon burrin për dhunë psikike

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Hajvali të Prishtinës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në ofendime ndaj 51-vjeçares. Kjo e fundit u ankua se bashkëshorti po i shkakton dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat