Arrestohen të dyshuarit që grabitën të miturit në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

Kronikë e zezë

Arrestohen të dyshuarit që grabitën të miturit në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Media pati raportuar mbrëmjen e 4 nëntorit për një rast të grabitjes që dyshohet të ketë ndodhur në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Të dyshuarit kishin arritur që nën kërcënimin e thikës të marrin disa para nga dy të mitur dhe më pas ishin arratisur nga vendi i ngjarjes.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të dyshuarit të identifikohen dhe të njëjtit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Të dyshuarit, po ashtu të mitur, janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Grabitje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat