Policia konfiskon 418 euro para të falsifikuara në Suharekë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 418 euro para të falsifikuara në Suharekë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, në Suharekë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat