Konfiskohen 556 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara në Prishtinë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 556 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha në një vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 29.11.2023 dhe është raportuar të martën, në Prishtinë.

Po ashtu paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat