I riu në Prishtinë kapet me disa qese marihuanë, shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

I riu në Prishtinë kapet me disa qese marihuanë, shoqërohet në Polici

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një person është ndalur për kontroll nga një njësi policore në rrugën ‘Ismail Dumoshi’.

Media mëson se gjatë kontrollit trupor, 26-vjeçarit i janë gjetur disa qese me substancë të dyshuar narkotikë të llojit marihuanë.

Narkotikët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat