Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Verban të Vitisë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Verban të Vitisë, lëndohen katër persona

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në mesnatë në fshatin Verban të Vitisë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Rasti ka ndodh rreth orës 00:02, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit”, ka thënë Osmani.

Ai tutje ka deklaruar se të lënduarit pas trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi.

“Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve”.

Osmani ka shtuar se rrethanat e rastit po hetohen nga hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat