Policia intervenon në një familje në Lipjan, arrestohet burri që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Kronikë e zezë

Policia intervenon në një familje në Lipjan, arrestohet burri që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së sotme një grua nga Lipjani, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në dhunë psikike, duke i shkaktuar asaj shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore e kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat