Dyshohet se kreu vjedhje, ky është 26-vjeçari që u arrestua në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu vjedhje, ky është 26-vjeçari që u arrestua në Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Të njëjtin fat e pati një person në Prishtinë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Jeton Hoti, 26-vjeçar.

Media mëson se Hoti u arrestua në rrugën ‘Imzot Nikë Prela’ në Ulpianë, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes në fund të muajit nëntor.

Pas arrestimit, i riu është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat