Aksident mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në udhëkryqin tek Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident siç shihet nga fotografitë që ka siguruar media, janë përfshirë dy vetura.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Nga fotografitë shihet se aksidenti nuk ka qenë i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat