Kërkohet paraburgim për nënën në Fushë Kosovë që dyshohet se keqtrajtoi fëmijën e saj

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për nënën në Fushë Kosovë që dyshohet se keqtrajtoi fëmijën e saj

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nënës që dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, tha  që janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për rastin.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente, ndaj të dyshuarës, për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, sipas KPRK-së. Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, tha Ulaj.

Për rastin ka njoftuar Policia dje përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se një burrë e ka njoftur Policinsë se fëmija është keqtrajtuar nga nëna e tij.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS- Fushë Kosovë 05.12.2023-10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se e dyshuara femër ka keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat