E dhimbshme, kjo është vajza që ka vdekur në vet-aksident në Viti

Kronikë e zezë

E dhimbshme, kjo është vajza që ka vdekur në vet-aksident në Viti

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Jehona Sylejmani është viktima e radhës në komunikacion. Ajo mbrëmë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gërmovë të Vitisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Image
Jehona Sylejmani

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani.

“Me dhembje të thellë pranuam lajmin për humbjen tragjike të Jehona Sylejmanit nga fshati Gërmovë e Vitisë. Në këto çaste të vështira, të pikëllimit ne iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën atë dhe bashkëndjejmë me ju në këto çaste të pikëllimit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat