U vra pranë banesës, momenti kur ekzekutohet 41-vjeçari Javori në Fier

Kronikë e zezë

U vra pranë banesës, momenti kur ekzekutohet 41-vjeçari Javori në Fier

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Elton Javori u ekzekutua këtë të enjte në Fier vetëm pak metra larg banesës së tij.

Media ka siguruar pamjet nga vendi i krimit. Autori 35-vjeçari, Agim Gashi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin.

Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik.

Pistat ku po hetohet janë disa. Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa punohet ende për të vënë në pranga vrasësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat