Aksident në Istog, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, lëndohen katër persona

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:40
Ilustrim

Aksident në Istog, lëndohen katër persona.

Një aksident ka ndodhur sot mes dy veturave në Dobrushë të Istogut.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, kështu ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat