Telashe mes çiftit në Prishtinë, 28-vjeçari përzë partneren nga shtëpia - ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Telashe mes çiftit në Prishtinë, 28-vjeçari përzë partneren nga shtëpia - ajo e denoncon në Polici

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Prishtinë, pasi një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.

Mësohet se 30-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi personi me të cilin bashkëjetonte e ka dëbuar nga shtëpia. Bazuar në dëshminë e saj, 28-vjeçari dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të riut të iniciohet rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat