Rrihen mes vete gjashtë persona në Lipjan, lëndohet njëri prej tyre

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete gjashtë persona në Lipjan, lëndohet njëri prej tyre

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Gjashtë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se si provë materiale për rastin është konfiskuar një thikë (brisk).

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë (brisk)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat