Policia parandalon gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shqipton 14 gjoba

Kronikë e zezë

Policia parandalon gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shqipton 14 gjoba

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Njësia për kontroll të autostradave në bashkëpunim me njësinë për Reagim të Shpejtë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet policore kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie, me ç’rast është arritur të parandalohen garat ilegale.

“Më datën 07.12.2023 në kuadër të Planit Operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë’ Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione Autostrada ‘Dr.Ibrahim Rugova’ afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë, njësitë policore në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ndaj shoferëve janë shqiptuar 14 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat