Një person në Rugovë të Gjakovës e plagos veten me armë zjarri

Kronikë e zezë

Një person në Rugovë të Gjakovës e plagos veten me armë zjarri

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një person në fshatin Rugovë të Gjakovës dyshohet se ka plagosur veten.

I njëjti ishte në gjendje të dehur.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Rugovë, Gjakovë  08.12.2023 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat