Gjuajnë me armë zjarri dhe ikin me veturë disa persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjuajnë me armë zjarri dhe ikin me veturë disa persona në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e premte në Prishtinë.

Një person ka raportuar në polici, se derisa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në shtëpinë e tij kishte dëgjuar disa të shtëna me armë. Nga vendi i ngjarjes te dyshuarit janë larguar me një veturë ku nuk kishte arritur qe t’i vërej targat dhe tipin e veturës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë (7) gëzhoja që dyshohet të jenë te pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat