15-vjeçari kapet me thikë në shkollën “Kadri Kusari” – I dyti rast brenda pak ditësh

Kronikë e zezë

15-vjeçari kapet me thikë në shkollën “Kadri Kusari” – I dyti rast brenda pak ditësh

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është parë së fundmi në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 15-vjeçar është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Media edhe më 14 nëntor kishte raportuar një rast të tillë në të njëjtë shkollë, ku pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori kishte urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat