Grabitje me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të policisë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të policisë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 20:22
Ilustrim

Disa persona kanë tentuar të vjedhin me armë në një banesë në një fshat të Tiranës dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prush në Tiranë, ku pas njoftimit për një grabitje policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grabitësit kanë hapur zjarr mbi policinë dhe kjo e fundit është kundërpërgjigjur.

Nga ngjarja nuk ka të dëmtuar nga asnjëra palë. Policia është në ndjekje të autorëve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat