E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga fshati Poklek i Ri në Drenas, pasi është ankuar për dhunë nga bashkëshorti.

Media mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se shkaku i të kaluarës së saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat