Burri në Fushë Kosovë sulmon gruan shkaku i fëmijëve, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Burri në Fushë Kosovë sulmon gruan shkaku i fëmijëve, përfundon në Polici

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë.

Në Polici kanë përfunduar së fundi një çift nga Fushë Kosova, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Burimet e medias kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e ka sharë e ofenduar, e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, por ka pranuar se kanë pasur konflikt për përkujdesjen dhe higjienën e fëmijëve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima me fëmijët janë dërguar në strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat