Sherr mes adoleshentëve në Lushnje, 15-vjeçari godet me thikë 17-vjeçarin

Kronikë e zezë

Sherr mes adoleshentëve në Lushnje, 15-vjeçari godet me thikë 17-vjeçarin

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:58
Ilustrim

Një sherr mes dy adoleshenteve ka ndodhur në Lushnje, ku mësohet se një 15-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar.

Si pasojë, është bërë e mundur kapja e të riut, i cili u largua nga vendngjarja. Ndërkohë, 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Goditi me mjet prerës një shtetas 17 vjeç, kapet dhe shoqërohet në Polici, 15-vjeçari.

Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin.

17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat