71-vjeçari vdes aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës

Kronikë e zezë

71-vjeçari vdes aksidentalisht në Mushtisht të Suharekës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

R.B. 71 vjeç ka vdekur aksidentalisht sot në Mushtisht të Suharekës, pasi ka rënë nga një pemë, prej lartësisë 2-3 metra.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale.

Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

“Lidhur me rastin është hapur rast vdekje aksidentale. Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat