Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë/ Policia: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë/ Policia: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 08:00 Përditësuar në ora: 09:28 më 11.12.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova.

Ai tha se janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”.

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshët bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lënduar”.

Hoxha tha se për detaje tjera do të njoftojnë prapë.

Aksident zinxhiror në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve të publikuara shihet se aksidenti ka qenë zinxhiror dhe në të janë përfshirë disa vetura dhe kamionë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Detajet priten të dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat