Policia jep detaje për tentim vrasjen në Vitomiricë të Pejës – arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Vitomiricë të Pejës – arrestohen të dyshuarit

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen që ndodhi të dielën në Vitomiricë të Pejës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat